Jonida Maliqi s' është e vetmja, një tjetër këngëtareje RTSH i është borçlie (FOTO LAJM)

Këngëtarja Jonida Maliqi përfaqësoi këtë vit Shqipërinë në "Eurovision" me këngën "Ktheju tokës".

Pak ditë më parë Jonida deklaroi se nuk kishte marrë ende paratë që i takonin, edhe pse RTSH duhet të paguajë për këngën fituese.

“Me sa kam informacion po, kënga fituese paguhet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para. Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr,“-tha Jonida.

Por Jonida Maliqi nuk qënka e vetmja këngëtare që nuk është paguar.
Lindita Halimi përmes një instastory, ka deklaruar se nuk ka marrë paratë për këngën fituese nga RTSH.

E pyetur nga ndjekësit, Linda shtoi se nuk e di nëse do të rikthehet ndonjëherë në festivalet shqiptare sepse ende nuk ka marrë lekët nga RTSH.

Shtuar më 12/07/2019, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori