Jonida Maliqi: Nuk jam shtatzënë
Pëlqej
Jonida Maliqi ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike se ajo është shtatzënë dhe se për këtë arsye ajo ka lënë cigaren. Këngëtarja ka bërë me dije se ka pasur probleme me frymëmarrjen, ndaj ishte detyruar të bënte këtë zgjedhje, por jo se ajo po pret fëmijën e dytë. E kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, Jonida mohon se është në pritje të fëmijës së dytë.

“Është e vërtetë se e kam lënë duhanin, por jo për shkak të një shtatzënie të dytë. Kisha probleme në frymëmarrje dhe pasi u konsultova me shefin e pavijonit të mushkërive, ishte e udhës që të mos pija më cigare”, ka thënë ajo. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori