“Për ty botën”, Bora Zemani feston sot ditëlindjen, Donaldi i bën urimin e veçantë

Bora Zemani është padyshim një nga moderatoret më bukuroshe të ekranit dhe shumë e komentuar në media e rrjete sociale.

Ajo feston sot 31-vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte urimi i ëmbël nga i dashuri i saj, Donald Veshaj.

Pak pas mesnate Donaldi postoi një Insta Story në Instagram, ku krahas fotos së Borës ka shkruar: “Për ty botën. Gëzuar ditëlindjen shpirt.”

SIç duket nga rrjetet sociale të çiftit, dyshja kanë zgjedhur të kalojnë ditëlidjen në një vend malor të shoqëruar nga miq të ngushte, siç është Semi Jaupaj.

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë çifti më i përfolur i momentit, historia e të cilit u vu në qendër të vëmendjes së publikut me pjesëmarrjen e aktorit në “Big Brother VIP Albania”./Albeu.com.