Jonida Maliqi dhe Bora Zemani konfirmuan lidhjen me vëllezërit binjakë (FOTO LAJM)

Bora Zemani mbrëmjen e djeshme startoi emisionin e saj në bashkëpunim me vëllezërit Veshaj “3shat”. Ishte pikërisht ky emision, në të cilin Jonida Maliqi zgjodhi të puthte publikisht Romeon, me të cilin thuhet se ka nisur një lidhje të re pasi janë fotografuar disa herë bashkë, madje edhe në pishinë duke u puthur.

Por, përveç Jonidës gjithashtu flitet se edhe Bora Zemani është e lidhur me Donaldin. Teksa ishin të ftuar në “Tring Star”, Donaldi vuri në dukje se Bora kishte lyer këmbët me shkëlqim dhe në këtë moment, Bora afroi këmbët e saja tek të tijat dhe i preku.

Për më tepër Romeo e tha në një farë mënyre se Borën e kanë të familjes. “E kemi mikeshë familjare”,– është shprehur Romeo duke e bërë të qartë se ka diçka më shumë.
Shtuar më 05/07/2019, ora 12:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori