Jonida: Kam ndryshuar shumë
“Jeta ime ka ndryshuar vërtetë, por është një ndryshim vetëm për më mirë. Tashmë jam nënë dhe për mua nuk ka ndjenjë më të bukur se sa kjo që po përjetoj”, ka deklaruar këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, e cila pak kohe më parë është nënë.

Jonida për gazeten Koha jonë, gjithashtu ka folur edhe për projektin e saj të radhës muzikor.

“Aktualisht jam duke punuar për disa materiale muzikore. Në këto punime ka material të cilat janë solo, por dhe bashkëpunime me një grup të njohur nga Kosova. Në fakt për realizimin e një albumi të ardhshëm po mendohem, megjithatë jua bëj me dije se me një videoklip të ri së shpejti do të rikthehem për publikun tim të dashur”, ka deklaruar Jonida.
Shtuar më 28/05/2012, ora 14:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori