Ndahet nga jeta rekordmeni i golave në një Botëror

Brazili është skuadra që e ka fituar më shumë Kupën e Botës, plot 5 herë, ndjekur nga Gjermania e Italia (4), më tej Argjentina (3), Uruguaj dhe Franca (2).

Kjo fundit humbi dje një nga yjet e futbollit të saj të para 6 dekadave, një futbollist që kishte emrin në listën e rekordeve, pasi ishte golashënuesi më i mirë në një Botëror.

Kështu, bota e Futbollit qan humbjen e Just Fontaine. Pra, emri i tij lidhet enkas me rekordin e golave të realizuar në një edicion të vetëm të Botërorit. Ai shënoi 13 gola në 6 ndeshje me kombëtaren franceze. Ishte viti 1958 dhe në Kupën e Botës në Suedi triumfoi Brazili i Pele, i cili ishte vetëm 18 vjeç.

I lindur në Marok në vitin 1933, Fontaine fitoi 3 kampionate me Stade Reims. Ai u tërhoq nga futbolli në moshën 29-vjeçare për shkak të një dëmtimi të rëndë. Si trajner u ul në stolin e PSG që nga 1973 deri në 1976. Fontaine ishte trajner i kombëtares së Marokut nga 1979 në 1981, teksa drejtoi dhe kombëtaren franceze në dy miqësore.

Rekordi i tij me 13 gola në një Botëror, për më tepër në vetëm 6 takime, është padyshim një ngjarje madhe individuale për një futbollist.