Jolie konvertohet në myslimane?
Aktorja e famshme amerikane Angelina Jolie ka ngjallur zërat e shumtë se ajo është konvertuar në fenë Islame.

Ndër të tjera mësohet se ka theksuar: “Kam filluar ta studioj seriozisht Islamin. Dhe gjithçka kam gjetur është paqe dhe nxitje për të bërë mirë”, ka deklaruar ajo së fundmi në një prononcim për mediat.

Ajo njihet për angazhimin e saj të vyer në favor të çështjeve të refugjatëve, e së fundi, kriza më e thellë që ka prekur Europën që prej Luftës së Dytë Botërore për shkak të luftës në rajonin e Lindjes së Mesme, e veçanërisht në Siri, e ka detyruar atë të jetë aktive në këtë fushë.

Angelina Jolie ka 6 fëmijë me bashkëshortin e saj aktor, Brad Pitt. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2016, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori