Joleza me Leartin kapen mat, paparacët i fotografojnë bashkë (FOTO LAJM)

Ndonëse Joleza e ka mbajtur lidhjen të fshehtë, pak ditë më parë lajmi mori dhenë teksa u bënë publike edhe mjaft foto të tyre personale. I dashuri i saj është një figurë po ashtu e njohur nga publiku, Leart Kola.

Më parë përflitej si ish aktivisti i MJAFT-it, pasi ka qenë shumë aktiv, dhe po ashtu si këshilltar i Erion Veliajt, kur ai drejtonte Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

Sipas miqve të tyre, kjo nuk është një lidhje e re, pasi ata kanë vite bashkë. Learti ka qenë mbështetja kryesore e Jolezës brenda strukturave rinore të Partisë Socialiste, duke u bërë për një kohë të shkurtër drejtuese dhe imazh i të rinjve, që aspirojnë politikën e majtë. Brënda PS-së të gjithë ishin në dijeni prej kohësh se Joleza dhe Laerti janë në një marrëdhënie. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori