Johnny Depp rrezikon burgun
Aktori 51-vjeçar Johnny Depp mund të futet në qeli vetëm sepse ai nuk mund të lë pas dore qenin e tij. Sipas gazetës "The Sydney Morning", Johnny Depp mund të dënohet me 10 vjet burg, pasi ka futur kontrabandë qentë e tij në Australi.

Depp i cili ka qenë në këtë vend për xhirimet e filmit "Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales", ka futur qentë e tij në Australi pa i deklaruar. Për këtë shkelje të bërë, ai mund të dënohet me 10 vjet burg, ose të paguajë një gjobë prej 340 mijë dollarësh. /albeu.com/

Shtuar më 26/05/2015, ora 16:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori