Ndonëse karriera për të është mjaft e rëndësishme,
vajza për të përbën gjënë më të rëndësishme në jetë. I referohemi aktorit Johnny
Depp, i cili ka zbuluar se shtrimi i vajzës së tij në
spital vite më parë, e kishte shkatëruar plotësisht.
Depp ka thënë se periudha më e keqe e jetës ka qenë kur
vajza e tij Lily-Rose, ishte shtruar në
spital në 2007.
Vajza e tij me Vanessa Paradis, tani 16-vjeçe, ka qenë shtruar në spitalin e fëmijëve për 9 ditë, si pasojë e një dëmtimi në veshkë, ndërkohë që
Depp ishte në xhirimet e filmit në “Pinewood Studios”.
Depp kishte vendosur të shkonte në
spital i veshur si personazhi i “Piratëve të Karaibeve”, kapiteni Jack Sparrow. Aktori është shprehur se për të ishte një dhuratë shërimi i vajzës.
“Gjatë kohës që
vajza ime ishte e shtruar në
spital, kam kaluar periudhën më të keqe të jetës sime. Unë bëja shpesh herë vizita në
spital, por me kalimin e ditëve vizitat bëheshin më të rëndësishme”. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2015,
ora 10:11