Johnny Depp: Një dhuratë e shtrenjtë shërimi i vajzës (FOTO LAJM)

Ndonëse karriera për të është mjaft e rëndësishme, vajza për të përbën gjënë më të rëndësishme në jetë. I referohemi aktorit Johnny Depp, i cili ka zbuluar se shtrimi i vajzës së tij në spital vite më parë, e kishte shkatëruar plotësisht.

Depp ka thënë se periudha më e keqe e jetës ka qenë kur vajza e tij Lily-Rose, ishte shtruar në spital në 2007.

Vajza e tij me Vanessa Paradis, tani 16-vjeçe, ka qenë shtruar në spitalin e fëmijëve për 9 ditë, si pasojë e një dëmtimi në veshkë, ndërkohë që Depp ishte në xhirimet e filmit në “Pinewood Studios”.

Depp kishte vendosur të shkonte në spital i veshur si personazhi i “Piratëve të Karaibeve”, kapiteni Jack Sparrow. Aktori është shprehur se për të ishte një dhuratë shërimi i vajzës.

“Gjatë kohës që vajza ime ishte e shtruar në spital, kam kaluar periudhën më të keqe të jetës sime. Unë bëja shpesh herë vizita në spital, por me kalimin e ditëve vizitat bëheshin më të rëndësishme”. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2015, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori