Johnny Depp në një film kundër bombardimeve të NATO-s në Serbi
Në fillim të muajit mars, në më shumë se 100 vende në Serbi, Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje, do të fillojnë xhirimet e filmit dokumentar rreth bombardimeve të NATO-s gjatë vitit 1999. Filmi do të përkthehet në tetë gjuhë dhe si protagonistët kryesor do të jenë Nikita Mihalkov dhe Johnny Depp.

Pas premierës që do të jepet më 24 mars të vitit të ardhshëm në Serbi, në kuadër të njëzet vjetorit të bombardimeve të NATO-s për të parandaluar krimet serbe në shtetin e Kosovës, planifikohet që filmi të shfaqet në të gjithë botën, madje edhe në vendet e NATO-s.

Në film do të përfshihen histori të viktimave të bombardimeve, duke përfshirë edhe efektet e uraniumit të varfëruar dhe hedhjes së kimikateve në ujëra, por nuk do të dëshmohen krimet serbe në Kosovë.
Shtuar më 18/02/2018, ora 10:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori