Johnny Depp lë pas dashurinë për "Piratët e Karaibeve" (FOTO LAJM)

Dy muaj pasi kanë kurorëzuar lidhjen e tyre, çifti Depp dhe Heard po jetojnë të ndarë për shkak të angazhimeve me filmat. Ata të dy nuk janë fotografuar më bashkë, që pas kthimit nga muaji i shkurtër i mjaltit, por kjo nuk do të thotë se diçka po çalon në këtë lidhje.

Aktori Johnny Depp dhe bashkëshortja e tij e re, Amber Heard, kanë pranuar se po jetojnë të ndarë. Një burim i tha "Mirror" se çifti po kalon më shumë kohë larg njëri-tjetrit, pasi projektet e tyre janë aktualisht më në fokus.

Aktori 51-vjeçar aktualisht ndodhet në Australi, për xhirimet e serisë së pestë “Piratët e Karaibeve”, ndërsa Heard po qëndron në Londër, për realizimin e filmit të saj më të ri. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2015, ora 12:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori