Johnny Depp kërcënon presidentin Trump
Aktori i njohur hollivudian Johnny Depp shkaktoi polemika kur sugjeroi me shaka se ai e mbështet vrasjen e presidentit amerikan Donald Trump.
Nga qyteti i Glastonbury në Angli, Depp iu drejtua fansave në një festival të përvitshëm muzikor.

“Kur ishte hera e fundit që një aktor vrau një president?” pyeti aktori ndërkohë që fansat rreth tij brohorisnin për të.

“Dua ta sqaroj, nuk jam aktor. Unë gënjej për të fituar jetesën. Sidoqoftë, ka kaluar kohë… dhe ndoshta ka ardhur momenti,” vijoi më tej Depp.

Me këtë fjali duket se ai i referohej vrasjes së 1865 të presidentit amerikan Abraham Lincoln nga aktori John Ëilkes-Booth.

I vetëdijshëm se komenti i tij do të bënte xhiron në media, Depp shtoi se ai nuk po nënkuptonte asgjë. E gjitha kishte qenë vetëm një pyetje sipas tij.

Fansat e pranishëm e pritën me të qeshura këtë koment të aktorit, ndërkohë që në mediat sociale Depp u kritikua – pasi vetëm disa ditë më parë një kongresmen republikan dhe ndihmësit e tij u plagosën nga një person i armatosur.

Depp nuk është personaliteti i vetëm hollivudian që ka folur hapur kundër Trump, që kur ky i fundit mori presidencën e Shteteve të Bashkuara. /albeu.com/

Shtuar më 23/06/2017, ora 20:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori