Johnny Depp bashkëpunim me Marilyn Manson (FOTO LAJM)

Aktori i famshëm Johnny Depp u bashkua me rokeri Marilyn Manson ditën e premte për një koncert në Brisbejn të Australisë. Ky është bashkunimi i tyre i dytë pas atij në vitin 2012 në Los Angeles dhe në vitin 2014 për Halloëeen.

Ylli i sagës ‘Piratët e Karaibeve’ performoi në kitarë disa këngë. Johnny Depp ndodhet aktualisht në Australi për xhirimet e filmit më të ri të sagës.

Mësohet se aktori hyri në skenë pa bujë, por ishte Marilyn Manson ai që e “tradhëtoi” duke thënë: “Nëse nuk e njihni këtë mikun tim, po jua prezantoj: shpëtimtari im, heroi im në kitarë, Johnny Depp.” /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2015, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori