Joana: Rikja është lezbike
Vigani dhe Edberi kanë dyshime se Rikja është banore e infiltruar dhe i kërkojnë edhe Joanës mendim rreth dyshimeve të tyre. Ndërsa Joana ka një tjetër dyshim për Riken. Edberi e pyet për këtë dyshim, pasi ajo këtë gjë e ka diskutuar edhe me Anaidin gjatë ditës. Joana fillon të tregojë dyshimet që ka për Riken se mund të jetë lesbike, edhe pse thotë që nuk duhet të flasë për jetën private të saj.

Djemtë e pyesin nëse ajo mund t’ia përdorë këtë gjë gjatë lojës dhe e pyesin se sa e sigurt është për këtë që thotë. Joana shpreh shumë siguri për vërtetësinë e këtij fakti dhe thotë se në Facebook mund të arrish të mësosh shumë të vërteta dhe tregon gjithashtu se di çdo gjë nga e përditshmja e saj. Joana tregon se për Riken di shumë gjëra të cilat banorët nuk i dinë ende. Ajo thotë se Rikja nuk ka aq shumë miq sa thotë se ka dhe se nuk ka udhëtuar aq shumë, siç tregon.

"Nuk ka punuar në një firmë të njohur, siç thotë", tregon Joana, e gjithashtu komenton veshjet e saj, të cilat nuk janë të shtrenjta, ashtu siç tregon Rikja. Joana tregon se Rikja ka shumë foto me vajza në faqen e saj në rrjetin social Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2013, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori