Njëra nga pjesëmarrëset ne edicionin e gjashtë të "Big Brother Albania",
Joana, ka
krijuar një situatë mjaft konfuze sa u përket lidhjeve të saj, brenda dhe jashtë shtëpisë. Ajo ka një të dashur jashtë shtëpisë, Janin, me të cilin është e lidhur që prej gjashtë vjetësh, por ka pranuar se ndjen diçka për
Anaidin, me të cilin ka
krijuar një lidhje më tepër se miqësore brenda shtëpisë.
Sjellja e saj shpeshherë është ë pakuptueshme.
Joana herë afrohet e herë largohet nga Anaidi, ndërkohë që thotë se e dashuron akoma të dashurin që ka lënë jashtë shtëpisë.
"Unë e dua akoma Janin dhe ndoshta kthehem me të kur të dal, por vlerësoj shumë edhe
Anaidin, nuk ia hedh poshtë as atij për momentet që më ka qëndruar pranë këtu brenda", ka deklaruar
Joana.
Por ditët e fundit ajo ka
krijuar afërsi edhe me Edberin, me të cilin afrohet sa herë që distancohet ose mërzitet me
Anaidin. Megjithatë, pavarësisht faktit që përqafohet e puthet me të,
Joana ka deklaruar se nuk do që Edberi të ushqejë ndjenja për të, sepse nuk mund t’ia kthejë në të njëjtën monedhë. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2013,
ora 15:39