Jo vetëm unaza, fustani i nusërisë së Hailey Baldwin ishte një ëndërr (FOTO LAJM)

Nëse u mahnitët nga unaza e Hailey Baldëin, prisni të shihni fustanin e saj të nusërisë! Para se të vazhdojmë me foto, ju themi se është një ëndërr!

Fustani ishte i dizenjuar nga stilisti amerikan Virgil Abloh, të cilin modelja e kishte zgjedhur për ditën e saj të veçantë shumë kohë përpara dasmës. Hailey dukej një mrekulli e veshur me fustanin e bardhë të ngushtë pas trupit që përfundonte me bishtin prej "sirene".

Dekolteja dhe shpina e hapur ishin detaji që bënte ndryshimin, për më tepër në linjat e Baldëin-it.

Përpos kësaj, nusja është kaq e dashuruar sa në tylin e fustanit shkruhej: "Derisa vdekja të na ndajë!"

Ide e lezetshme dhe tipike e Virgil Abloh (stilisti është i dhënë pas shkronjave të mëdha në fustane), por ata që besojnë tek bestytnitë nuk do t'ja sugjeronin kurrsesi një shkrim të tillë. (Thuhet se është fat i keq!) Gjithsesi, për momentin s'bëjmë dot gjë tjetër përveçse të shohim fustanin që duket një vepër arti e punuar posaçerisht për të!

Shtuar më 08/10/2019, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori