Jo vetëm që u martuan, por Klea Huta i tha "Po" Elgitit në mes të emisionit (VIDEO)
View this post on Instagram

💥 1 Janar 💥

A post shared by Klea Huta • Aмlα • (@kleahuta) on

Klea Huta e veshur me vello i tha “Po” Elgit Dodës në emisionin e Luana Vjollcës.

Një ceremoni altari është improvizuar në emisionin e 1 janarit, që duket si një shenjë se na presin lajmë të mira në horizont.

Këtë la të kuptohet edhe Elgiti kur bëri një bashkëbisedim online me ndjekësit, të cilëve u ka treguar se kur do të martohet me partneren e tij.

Nga përgjigjja kuptuam një gjë, që do ta mësojmë datën e dasmës paraprakisht, para se të ndodhë.

“Kur do martoheni?”, e pyet një fans ndërsa Elgiti ka dhënë më në fund një përgjigje.

“Kismet”, përgjigjet ai. Ndërsa një fanse tjetër e pyet nëse do martohen në verë. “Pa merak nuk bëjmë dasmë pa lajmëruar”, i përgjigjet Elgiti.

Shtuar më 31/12/2019, ora 14:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori