Aksident në Qafë Thanë, mes 5 të lënduarve dhe 2 fëmijë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë lënduar 5 persona, mes tyre dhe dy fëmijë.

Njoftimi i policisë:

Pogradec; Devoll

Informacione paraprake

Sot rreth orës 01:45, në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, pranë fshatit Hudënisht, shtetasi M. B., duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 4 pasagjerë konkretisht dy shtetaset E. S; M. S., dhe dy të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, të gjithë jashtë rrezikut për jetën./albeu.com


Shtuar 10.10.2022 07:59