Jo një por dy, Kate është shtatzënë me binjakë?
Një nga femrat më të pëlqyera në botë, Kate Middleton mund të jetë duke pritur binjakë, kështu po flitet.

Dukesha e Cambridge-it është shtatzënë për herë të tretë 2 vjet pasi erdhi në jetë Charlotte, vajza e saj e vogël.

Pas konfirmimit të shtatzënisë nga oborri mbretëror dhe më pas, raportimeve të shumta se Kate po e kalon me vështirësi shtatzëninë, Kate mund të bëhet e para grua në familjen mbretërore që lind binjakë, që prej shekullit të 15-të.

Sipas “Life and Style Mag”, lajmërimi i pallatit mund të fshehë faktin se janë jo një, po dy pasardhës mbretërorë rrugës shkruan Anabel.

“Lartmadhëritë e tyre, Duka dhe Dukesha e Cambridge-it, janë shumë të lumtur t’ju njoftojnë se Dukesha e Cambridge-it është në pritje të fëmijës së tretë.”, thuhej në njoftimin zyrtar.

Sidoqoftë, ajo që është më me rëndësi, është që Kate ta kalojë me sukses këtë fazë, duke qenë se vuan nga një gjendje e quajtur hyperemesis gravidarum, që i shkakton gjendje të vazhdueshme këputjeje dhe të vjellash, një prej çrregullimeve më të vështira të shtatzënisë. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2017, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori