Jo më pjesë e Portokalli-së? Flori tregon pse nuk mori pjesë në turne
Pëlqej
Florjan Binaj është një ndër aktorët më të pëlqyer të "Portokallisë" me rolet e tij karakteristike siç është ai i "policit", "Edi Ramës", etj.

Zërat se Florjan Binaj do të largohej nga Portokallia, qarkulluan me furi këto ditë në media dhe rrjete sociale.

Zërat janë shtuar edhe më shumë pas mungesës së tij në turin që aktorët e humorit po bëjnë nëpër qytete të ndryshme gjatë muajve të verës.

Por Flori ka sqaruar gjithcka.

“Për të gjithë fansat e mi! Të dashur fansa të personazheve të mia. Duke u nisur nga pyetjet e shumta javën e fundit për mungesën time në turneun e ‘Portokalli’-së nëpër qytete, ju them se për arsye personale, unë nuk do të jem gjatë këtij turneu në asnjë prej qyteteve ku do të zhvillohet.

Gjithsesi, vera kalon shpejt dhe sezoni i ri vjen në më pak se dy muaj. Pushime të mbara, ju dua shumë!”- shkruan Flori duke shuar kështu njëherë e mirë çdo aludim rreth largimit të tij. /albeu.com./
Shtuar më 12/07/2018, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori