Jo më me të zeza, por sytë i kemi te dobësia e Angelina Jolie
Tapeti i kuq i “Golden Globes” u kthye në “Tapetin e Zi”, pasi të gjithë aktorët e “Hollywood”-it u solidarizua me viktimat e ngacmimit seksual, duke ndjekur Kodin e Veshjes: Të gjithë me të zeza.

Meshkuj dhe femra, u paraqitën në tapetin e kuq të veshur me të zeza në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globes” në Beverly Hilton të dielën. Vetëm katër ditë pas eventit yjet u shfaqën në “Tapetin blu” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Critics’ Choice Awards” të veshur sipas dëshirës.

Dhe ngjyra që mbizotëroi ishte e bardha!

Të famshmet u shfaqën me fustane shumëngjyrëshe, por mos u çudisni nëse patë sërish disa nga aktoret tuaja të preferuara të veshur me të zeza për të vijuar solidarimin e iniciativës #TimesUp.

Angelina Jolie, Diane Kruger, Emma Roberts, Kate Bosworth dhe Saoirse Ronan ishin disa nga aktoret që kishin zgjedhur të visheshin me fustane të bardha.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte 42-vjeçarja Jolie, e cila ndryshe nga fustani i zi, dukej shumë më e dobët. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori