Nuk shkeli stemën e Man City, Suarez merr lëvdata për sjelljen (VIDEO)

Luis Suarez nuk luajti në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City, por tërhoqi vëmendjen me një lëvizje të thjeshtë.

Me të mbërritur në stadium, uruguaiani u gjend papritur mbi stemën e Manchester City.

Kur ka parë stemën është kujdesur që të mos shkelë mbi të dhe kështu ka tërhequr shumë vëmendjen.

UEFA e uroi Luis Suarez për respektin e tij ndaj rivalit dhe shumë tifozë u kënaqën.


Shtuar 6.04.2022 19:56