JLo kërkon urdhër mbrojtje
Kohët e fundit Jennifer Lopez nuk ka qënë në qëndër të vëmëndjes vetëm për një romancë të re, por edhe për kërkesën për një urdhër mbrojtje. Një ditë më parë, këngëtarja ka kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj një personi që të qëndrojë të paktën 90 metra larg saj dhe familjes së saj.

Ajo ka dorëzuar kërkesën në të cilën thuhet se Timothy McLanahan, jo vetëm e ka ndjekur atë nga Los Angeles deri në Vegas, por gjithashtu i është afruar shtëpisë së saj, duke tentuar të futet pa leje, raporton “TMZ”. Në dokumentat e dorëzuara, JLo është shprehur se ka frikë për veten dhe dy fëmijët e saj 8-vjeçarë. /albeu.com/


Shtuar më 05/01/2017, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori