JLo flirton gjatë eventit, ja gafat e saj
Për JLo skena është shtëpia e dytë e saj, ndaj nuk e ka aspak problem që të përballet me çdo lloj situate. Por gjatë nje eventi, ajo do të mbahet mënd për gafat e saj dhe për shkaktimin e të qeshurave në sallë.

Këngëtarja nuk është mjaftuar me kaq, por njëkohësisht edhe ka flirtuar me aktorin që do ti dorëzonte çmimin. Jennifer Lopez ishte përzgjedhur nga organizatorët për të dorëzuar çmimin për filmin e animuar më të mirë në “Hollywood Film Awards”.

Gjatë leximit të zarfit me titullin e fituesit, këngëtarja në vend që të shqiptonte “How to train your dragon 2” (Si të stërvitesh dragoin tënd 2) shqiptoi “How to drain your dragon 2” (Si të shterosh dragoin tënd 2). J-Lo i shtoi të tjera doza gafës së saj kur ngatërroi fjalën “stoik” me emrin “Stoick” të personazhit të filmit, zëri i të cilit bëhet nga Gerard Butler.

Pas kësaj situate ajo nisi të flirtonte me Gerard Butler. “Faleminderit Jennifer për atë prezantim të mahnitshëm. Është një fitore e dyfishtë për mua, sepse po marr edhe një çmim për një film që nuk e dija se kam marrë pjesë”, tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2014, ora 15:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori