Jim Belushi "lë kokën" pas Valbonës, si qëndron e vërteta e këtij thashethemi
Para disa kohësh është publikuar një foto teksa Jim Belushi e përqafon Valbonën, dhe sipas aludimeve të ndryshme, aktori lë kokën pas Miss-it shqiptar.

Valbona Selimllari tregoi tek “Xing me Ermalin” se si është në të vërtetë marrëdhënia e saj me Jim Belushin. Ajo zbuloi se kjo nuk ishte hera e parë që takoheshin, por pozicioni i fotos sipas saj është kapur qëllimisht prej fotografit.

“Xhimi më rrotulloi për të parë si dukesha pas kaq kohësh dhe u pengova. Fotografi është kujdesur të kapë këtë moment.”

Valbona tregoi se në fakt, kanë qenë Vera Grabocka dhe Timo Flloko ata të cilët e kanë njohur me aktorin shqiptarnjohur në Amerikë pasi janë miq shumë të ngushtë.

Madje, ajo kujtoi se dikur, ai ka ngrënë byrek me presh që ia ka gatuar mamaja e saj dhe ka lënë gishtërinjtë.




Shtuar më 09/06/2019, ora 08:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori