"Jetoj sipas rregullave të mia", Majk i del kundër masave të qeverisë për COVID-19 (FOTO LAJM)

Megjithëse numri i personave të infektuar në Shqipëri e Kosovë rritet dita-ditës dhe viktimat po kapin numra të frikshëm, duket se reperin Majk s’po e tremb aspak kjo situatë.

Ai ka treguar se është kundër masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Për më tepër, reperi ka duartrokitur protestat e zhvilluara në Londër kundër mbajtjes së maskës.

Më tej, në një tjetër postim në InstaStory, Majk duket i bezdisur nga rregullat dhe shkruan se dëshiron të jetojë vetëm sipas rregullave të veta.

“Jetoj sipas rregullave të mia! Në djall qeveria, në djall sistemi!”- ishin fjalët e tij krahas postimit.


Shtuar më 20/07/2020, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori