Jeta e Çiljeta Xhilagës së nënë
Çiljeta Xhilaga ndihet shumë e lumtur pas ardhjes në jetë të djalit të saj. Në një intervistë për gazetën Panorama ajo rrëfen disa nga momentet pas operacionit dhe sakrificat që bën një nënë për të rritur fëmijën e saj.


“Jam realisht shumë e lumtur teksa mbaj në dorë djalin tim Fernandon. Zoti ma ka sjellë për të më lumturuar. Pastaj është jo vetëm i shëndetshëm, por dhe shumë i bukur”, – rrëfen Çiljeta. E pyetur se kujt i ngjan, asaj apo Tomasit, ajo tregon: “Është interesant fakti se sa herë e mbaj unë në krah, duket si unë, dhe kur e mban Tomasi, duket si ai. Por besoj se kjo nuk është pamja e tij përfundimtare, pasi vetëm në dy javë e shoh se si ndryshon për ditë. Por ajo që e them me siguri, është që sado të ndryshojë, ai ka tipare shumë të bukura”.



Por siç dihet, pjesa e të bërit nënë ka dhe sakrificat e saj dhe për këtë gjë Çiljeta tregon: “Tani ka një tjetër axhendë për mua, më duhet të fle kur fle Fernando dhe të rri zgjuar kur rri ai. Kam këmbyer natën me ditën, jam shumë deficit me gjumë, por përsëri jam e lumtur. Unë kam plot njerëz që më ndihmojnë, është Tomasi dhe mamaja ime, por unë dua që shumë gjëra t’ia bëj vetë. P.sh., unë e kam larë vetë që ditën e parë, i jap për të pirë dhe e vë në gjumë, i këndoj ndonjë këngë dhe kështu kalon gjithë dita”. Edhe pse lindjen e ka bërë me operacion, Çiljeta tregon se e ka marrë veten shumë shpjet, madje edhe ka filluar të dalë për ndonjë punë emergjente.
Shtuar më 23/02/2013, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori