Aksioni anti-drogë në Lezhë: Policia arreston dy persona

Një aksion anti-Drogë në Lezhë ka vënë në pranga dy persona dhe janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.

Dyshohet se personat në fjalë, identiteti i të cilëve nuk dihet kanë lidhje me trafikun e drogës në këtë zonë.

Rikujtojmë se më herët gjatë kontrollëve, është gjetur një sasi e konsiderueshme kanabis në një banesë të braktisur në Manati.

Aksioni kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës në këtë qark ka nisur pak ditë pas vrasjes së vrasjes së nënkomisartit Saimir Hoxha i cili u qëllua për vdekje nga i riu Aldi Rama teksa po kthehej pas asgjësimit të një parcele me kanabis në zonën e Kune Vainit. /albeu.com/

 


Shtuar 28.10.2021 19:35