Jessie J: Dua të bëj fëmijë pas 4 viteve, tani e fokusuar tek muzika
Jessie J duket i ka bërë gati planet për të ardhmen e saj, ndërsa kërkon të bëjë fëmijë pas 4 viteve dhe jo tani. Këngëtarja e shumë hiteve, tashmë është angazhuar për publikimin e albumit të ri, e ndërsa ajo ka thënë se nuk ka asgjë në vijë me dashurinë.

Jessie J po përgatitet për nxjerrjen në treg të albumit të saj të ri ‘Sweet Talker’ në datën 13 tetor. Në një intervistë për revistën ‘Cosmopolitan’, këngëtarja 26-vjeçare ka thënë: “Për momentin nuk kam asgjë në vijë me dashurinë”.

Ajo është ndalur edhe tek rrjetet sociale dhe çfarë pasojash mund të sjellin në një lidhje. “Nuk ka më romancë me rrjete sociale si Instagram dhe Twitter. Mund të kesh një partner, por mund të kesh edhe të tjerë, pasi mund të kontaktosh plot meshkuj ose femra brenda pak sekondave”. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori