Meta tregon prapaskenat e “paktit Rama-Basha”: I thashë Lulushit “hajde këtu ti”

Ish-presidenti Ilir Meta ka treguar prapasketnat e asaj që ai e quan marrëveshja e fshehtë Rama-Basha.

Meta gjatë konferencës së parë të Partisë së Lirisë, rrëfeu prapaskenat e diskutimeve të tij me Lulzim Bashën, pas vendimit të mazhorancës për të prishur me njëanshmëri marrëveshjen e 5 qershorit 2021, para hyrjes në zgjedhjet e përgjithshme.

Ilir Meta në konferencën e parë të Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli për “paktet” Rama-Basha, siç i quan ai. Meta, tregoi sipas tij prapaskenat e diskutimeve të tij me Lulzim Bashën pas vendimit të mazhorancës për të prishur me njëanshmëri marrëveshjen e 5 qershorit 2021, para hyrjes në zgjedhjet e përgjithshme.

“Po nuk dua, se nuk ka pas asnjë problem kalkulimi të gabuar nga lidershipi i PD-së në atë kohë. Kanë qenë të gabuara për shkak të një besimi të gabuar të lidershipit të LSI që i kishin dhënë besën lidershipit të PD.

Ka qenë një biznes i rënë prej kohësh dakord me Ramën dhe ka qenë në kurriz të LSI dhe jo vetëm LSI por gjithë klasës politike në vend. Ajo që ka ndodhur ka qenë një bashkëpunim i të dyve, që gjoja me një përplasje artificiale ky digjte palmën këtu dhe ai bënte miting në Berat për të shkuar te ai rezultat i zgjedhjeve të 25 qershorit. Kur Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit e kam thirrur Lulushin, hajde këtu ti. Mblidh opozitën ti tani se janë prishur rregullat e lojës, do i dalim përballë. E mos ki merak se i dal unë përball, vetëm ti do i thuash shqiptarëve që ky është Presidenti. Unë do jem prapë President kurse ti do jesh Kryeministër me zgjedhje.

Por organizimin merre vete në dorë. Se prishja e marrëveshjes së 5 qershorit ishte grusht shteti”, deklaroi Meta.

I pyetur për shkarkimin e Arben Ahmetajt, Meta u shpreh se këto janë lojëra dhe se radhën e kishte Edi Rama. Sipas tij, Ahmetaj ishte shkarkuar prej kohësh.

“Ka kaluar koha e shkarkimit të zotit Rama. Këto janë lojëra për të përfituar kohë për t’i futur në një tenelatë. Ai është shkarkuar prej kohësh. Ngaqë populli e kuptonte që opozita të kishte rënë nën të. Nuk kishte çfarë të bënte për të ngritur një qeveri demokratike mbi gërmadhat e Rilindjes së mashtrimit. Emrin Rilindje e bëri për mashtrim. E shikoni vetë se çfarë kërdie bëjnë përditë. Pavarësisht se janë socialistë, e kuptojnë dhe e ndiejnë që ky është një regres për vendin dhe shoqërinë. Pavarësisht se punojnë në sektorë të ndryshme. Vjedhin në mënyrë të papërgjegjshme”, deklaroi Meta./albeu.com/


Shtuar 26.07.2022 14:31