“Jep mend me 5-vjeçare”, Ndocaj përballet live me Noizyn
Muajin e kaluar Noizy tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një postim në rrjete sociale ku i bënte thirrje studentëve të mos influencohen nga partitë politike dhe se zgjidhja arrihet duke dialoguar.

Pas këtij postimi të reperit, Eduart Ndocaj reagoi me një video në Facebook ku shkruante: "Noizy i tallavasë me 5 vjeçare u jep mend mbi 10 mijë studentëve që s'kanë lekë për të mbaruar studimet dhe i bashkohet velinës dhe bandës së edvinit me paturpësinë më të madhe" shkruan xing.

Noizy nuk i ktheu përgjigje politikanit edhe pse ai e quajti këngëtar tallavaje me 5-vjeçare, por më në fund do të kemi një përballje të tyre nesër në "Xing".

Në promon e emisionit, moderatori Ermal Mamaqi e pyet Ndocajn për Noizyn e më pas e merr reperin në telefon që të ballafaqohen live.
Shtuar më 26/01/2019, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori