Jep dorëheqjen mjeku që operoi Joan Rivers, thellohet skandali (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ende nuk dihet nëse ai ka dhënë dorëheqjen apo është pushuar, por mjeku i cili kreu ndëhyrjen e prezantueses së mirënjohur Joan Rivers nuk ndodhet më në klinikë. Ky skandal po merr çdo ditë e më shumë përmasa edhe më të mëdha, ndërsa 81 vjeçarja ndërroi jetë ditë më parë.

Raportohet se mjeku Lawrence B. Cohen, i cili kreu ndërhyrjen kirurgjikale në kordat zanore të prezantueses së njohur Joan Rivers, tashmë nuk punon më në klinikën Yorkbille Endoscopy në New York. “Doktori Cohen nuk pret më pacientë në Yorkville Endoscopy dhe nuk është më as drejtor i spitalit”, ka bërë me dije klinika përmes një komunikate për shtyp.

81 vjeçarja Joan Rivers ndërroi jetë në spitalin Mount Saint në New York. Dorëheqja e mjekut mori përmasa edhe më të mëdha, pasi në New York Daily News u përhap lajmi se në këtë klinikë, Rivers i'u nënshtrua biopsisë pa lejen e të afërmve. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori