Jennifer Lopez takohet me ish-partnerin në prani të Alex Rodriguez dhe ç’ndodhi (FOTO LAJM)

Megjithëse të ndarë, ylli i “Hustler”, Jennifer Lopez dhe ish-partneri, Marc Anthony, vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin për hir të fëmijëve të tyre.

Së fundmi, ata janë takuar për të mbështetur vajzën e tyre Emme gjatë një ndeshjeje në Miami.

Sigurisht që pranë këngëtares s’mund të mungonte partneri, Alex Rodriguez, ndërsa Anthony shoqërohej nga e dashura e tij e re.

Të veshur me rroba sportive, të dyja çiftet ishin kapur për dore dhe u sollën shumë normalisht, duke shijuar ndeshjen pa u bezdisur nga prania e njëri-tjetrit.

Që pas ndarjes, Lopez dhe Anthony janë takuar shpeshherë për shkak të fëmijëve të tyre.

Megjithëse Anthony nuk ishte i pranishëm në festën gjigante të 50-vjetorit të Lopez, çifti u takua në shkollën e të birit 11-vjeçar në muajin maj.

Ende nuk dihet nëse Anthony do të jetë i pranishëm në dasmën e Jennifer dhe Alex-it, pasi ky i fundit u shpreh se në ceremoni do të ftonin të gjithë ish-partnerët që kishin pasur deri tani.
Shtuar më 19/09/2019, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori