Jennifer Lopez reagon ndaj akuzave për fotoshop (FOTO LAJM)

Edhe këngëtarja e njohur latine Jennifer Lopez , nuk i ka shpëtuar kritikave të fansave për shkak të përdorimit të fotoshopit.

Ajo ka postuar një fotografi përballë pasqyrës dhe të gjithë komentuesit e kanë akuzuar për fotoshop pasi dicka mes barkut të saj dhe pasqyrës nuk linte të dalloheshin qartë konturet e pasqyrës.

Por Jennifer Lopez nuk mund ta mbante një gjë të tillë për veten, prandaj ka replikuar ndaj komenteve të shumta duke shkruar: “Oh zot, është vetëm një njollë në pasqyrë. Lol. Jo fotoshop.”

Të gjithë e njohin nënën e dy fëmijëve për format e saj trupore, por akuzat për përdorimin e programeve që modifikohen fotografitë nuk kanë munguar.

47-vjeçarja ka arritur të mbrojë veten, dhe duket se të gjithë kanë rënë në heshtje pasi ajo ka dhënë arsyen e duhur për njollën në pasqyrë. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2017, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori