Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, Basha ka një thirrje të fortë për komunitetin ndërkombëtar

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dënuar sulmet ushtarake që Rusia ka nisur mbi territoret e Ukrainës.

Basha shprehet se janë shkelur ligjet ndërkombëtare dhe i bën thirrje OKB-së, NATO-s e BE-së që të mbështesin Ukrainën.

“Ne PD dënojmë ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Ne qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës ndërsa ata përballen me kërcënime për jetën e tyre nga agresioni i paprovokuar rus.

Ne bëjmë thirrje dhe mbështesim një reagim të shpejtë, të bashkuar dhe të fortë nga OKB, NATO dhe BE kundër këtij akti lufte kundër lirisë dhe sovranitetit të Ukrainës dhe kundër paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë”, shkruan Basha.


Shtuar 24.02.2022 10:54