Eventi “Met Gala” është një nga më të përfolurit, ku komentet për veshjen e yjeve nuk mungojnë.
Diva e muzikës
Jennifer Lopez ishte njëra nga femrat më tërheqëse ne mbrëmjen e djeshme.
Jennifer mbante në kokë një aksesor shumë interesant, por kjo nuk është hera e parë që po e shohim sepse më parë e ka veshur
Oriola Marashi.
Modelja ka publikuar në instagramin e saj një fotokolazh ku në njërën anë është ajo dhe në anën tjetër
Jennifer Lopez.
Lopez ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Alex Rodriguez, dhe ky është viti i tretë rresht që çifti merr pjesë së bashku në këtë event madhështor. Edhe pse ajo shumë shpejt feston 50-vjetorin,
Jennifer dukej si një vajzë e re me një fustan prej kristali ku nuk i linte vend imagjinatës duke nxjerrë në pah asetet e saj të bollshme dhë tërheqëse.
Shtuar më 07/05/2019,
ora 14:28