Aktorja
Jennifer Lawrence mund të qëndrojë larg botës së kinemasë për rreth një vit.
Deklaratën e ka dhënë producenti i saj Harvey Weinstein, për "Huffingtonpost.com".
Lawrence ka patur një viti të suksesshëm me filmat “The Hunger Games Catching Fire” si dhe “
Silver Linings Playbook” ku u vlerësua nga Academy Awards si aktorja më e mirë protagoniste, por pas këtij suksesi duket se ka nevojë për pak pushim.
Në intervistën e tij Harvey, producenti i komedisë “
Silver Linings Playbook“, deklaroi se
Lawrence ka nevojë për këtë pauzë. “Do jetë një pauzë për një vit dhe nuk duhet të bëj asgjë. Ka punuar non-stop këtë vit dhe meriton të çlodhet, tha ai.
Ndër të tjera, Weinsteinse ka lënë të nënkuptohet se
Lawrence e ka pranuar rolin në filmin “
American Hustle” për t’i bërë dikujt një favor: “
Jennifer është një person shumë i ëmbël dhe shpesh u bën favore njerëzve. Ajo do të pranojë të bëjë filma ashtu siç ndodhi dhe me “
American Hustle”, edhe pse në atë kohë ajo ndjehej e lodhur”.
Kujtojmë këtu se filmi "
American Hustle", ishte një nga filmat më të suksesshëm që i dha aktores Globin e Artë dhe një nominim për çmimet Oscar. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2014,
ora 16:12