Jennifer Aniston është shtatzënë? (FOTO LAJM)

Sërish mbeten në kuadrin e thashethemeve të gjitha zërat të cilat flisnin për një shtatzëni të Jennifer Aniston. Aktorja mjaft simpatike nuk është shtatzënë.

Kështu ka thënë përfaqësuesi i saj për ET, pas lajmeve që shoqëruan një foto të saj me rroba banje, me bark paksa të fryrë.

"Ajo nuk është shtatzënë. Turp për InTouch që krijoi gjithë historinë, por kjo nuk është hera e parë.

Ajo çfarë shihni është thjesht aktorja që ka shijuar një drekë të mirë dhe ndihet e sigurt në pronën e saj private", ka thënë përfaqësuesi.

Lajmet për shtatzëninë e aktores dolen dje kur InTouch shkruajti që ajo po priste fëmijën e parë me bashkëshortin Justin Theroux. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2016, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori