Jennifer Aniston dhe Courtney Cox patën të njëjtin të dashur, por janë sërish shoqe
Bëhet fjalë për dy shoqet e famshme Jeniffer Aniston dhe Courtney Cox.

Këto dy shoqe ndajnë të njejtin ish- të dashur, Adam Duritz.

Ama të dyja i dhanë fund lidhjes me Adam dhe tashmë janë mike për kokë. Së fundmi është marrë vesh se do të jetë pikërisht Jennifer Aniston një ndër shoqërueset e Courtney Cox në altar.

“Shoqëria mbi të gjitha,” janë shprehur vajzat kur ka ardhur fjala tek historia e të shkuarës.

Courtney do t’i lexojë së shpejti listën e betimeve Johnny McDaid, në një ceremoni përrallore buzë detit në Malibu.

Cox dhe McDaid janë njohur me njëri- tjetrin në vitin 2013 nëpërmjet një prezantimi të mikut të tyre të përbashkët Ed Sheeran shkruan The Sun.

Ndaj edhe në dasmë do të jetë përsëri Ed Sheeran ai i cili do t’i japë bekimin e tij çiftit, duke kënduar.
Shtuar më 03/06/2018, ora 22:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori