"Jeni shumë qejflinj", Kejvina vë në siklet aktorin e njohur
Pyetjet me spec” të velinës së “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, janë bërë tashmë të zakonshme. Dhe një pyetje të tillë nuk i ka shpëtuar as aktori i njohur shqiptar Bujar Asqeriu.

“Thonë që ju aktorët jeni shumë qejflinj, a është e vërtetë kjo?” Pyetjes së Kthellës aktori iu përgjigj me shumë sportivitet duke thënë se është e vërtetë që aktorët janë qejflinj, ndërkohë që tha: “Po vdektë ai që s’ka qejf”.

Kejvina Kthella: Thonë që ju aktorët jeni shumë qejflinj, a është e vërtetë kjo?

Bujar Asqeriu: Po.

Ermal Mamaqi: O Bujar është shumë e thjeshtë, a je njeri me qejf, a ke qejf?

Bujar Asqeriu: Po vdektë ai që s’ka qejf
Shtuar më 03/03/2019, ora 08:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori