Jeni kurioz çfarë mban çanta e Robert Aliaj? Rudina na e zbuloi (FOTO LAJM)

Ai është padiskutim një ndër personazhet më të drejtpërdrejtë në vendin tonë dhe i thotë gjërat ashtu siç i vijnë, pa u menduar dy herë edhe nëse shkakon shumë polemika.

Është padiskutim një njeri unik, spontan dhe me stil të veçantë, Robert Aliaj është mendjehapur dhe pa komplekse. Kërkues, kundërshtues, kontrovers, shpeshherë kundër rrymës. Krijimtaria e tij artistike nuk ka të sosur dhe e kemi fjalën për pikturën dhe këngët e tij ku të cilin padyshim e bën një ndër artistat më të kompletuar që ka vendi ynë Shqipëri.

Robert Aliaj ishte i ftuar sot tek "Rudina". Me të hyrë në emision, moderatorja vuri në dukje stilin modern të veshjes së Robertit dhe çantën që ai mbante në shpinë, aksesor të cilin nuk para e shohim tek të ftuarit në emision.

"Si gjithmonë i paparashikueshëm në stil. Ti tashmë ke krijuar identitetin tënd, por çanta në kurriz ishte e papritur"- i tha Rudina Robertit.

"Çanta është për ta bërë veshjen më të kohës"- është shprehur Roberti.

"Ke gjë brenda apo e ke bosh? Apo s'lejohet ta hap?”- ka këmbëngulur disi Rudina e cila u afrua ta hapte çantën dhe më pas e la.

"Hape mos ça kokë"- i tha Roberti ndërsa Rudina i kërkoi t'ja tregonte vetë ç'përmbante çanta.

"Kam një kamera të vogël, kompjuteri, sendet e mia të mirëmbajtjes, i mban të gjitha"- tregoi Roberti i cili zbuloi se çantën ia kishte marrë të bijës.
Shtuar më 18/07/2019, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori