Jeni gati për dasmë? Kiara Tito e paska ndarë mendjen kur do ta shohim nuse (VIDEO)
Moderatorja shumë e njohur dhe e komentuar, Kiara Tito, ishte e ftuar së fundmi në emisionin e Dojna Memës, “Një ditë me Dojnën”.

Në videon promo të emisionit ishte shkëputur një fragment ku Kiara shprehej hapur për ndërhyrjet estetike, duke thënë se do t’i bënte sepse ishte e drejta e saj dhe nuk i interesonin aspak njerëzit.

Gjithashtu, moderatorja u pyet edhe për jetë e saj private dhe sigurisht pas aq shumë lajmeve për marrëdhënien me Butrint Imerin, ishim kuriozë të dinim se ç’plane ka Kiara për jetën e saj.

Dojna e pyeti se kur ka ndërmend të martohet, ndërsa Kiara na dha përgjigjen që nuk e prisnim!

“Them ta bëj dasmën vitin tjetër nga inati. Kush është i lirë, të dojë të martohet, e pres këtu se vetëm jetoj.”-tha ajo.
Shtuar më 12/10/2019, ora 13:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori