Jemi ndjerë keq për martesën në Big Brother
Danieli dhe Fotinia, fituesit e edicionit të fundit të Big Brother, rrëfyen në “Pop Culture” se e “përjetuan shumë fort” martesën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Jemi ndjerë 3-fish keq sepse paragjykoheshim nga njerëzit. Por, ne nuk jemi penduar që u martuam”, tha çifti, që shtoi se mund të bëjë dasmë në verë, në 1-vjetorin e martesës.

Kur u pyetën për planet për të ndërtuar familje, Danieli dhe Fotini thanë se kanë kohë: “Kemi gjithë jetën përpara. Jemi të “vegjël” akoma”.

Gjithsesi, Danieli tha se do të donte 3 fëmijë. /albeu.com/
Shtuar më 08/12/2017, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori