Të dielën u betua! Ja me kë e zhvillon takimin e parë si president, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Begaj shkruan në Facebook, se për të, partneriteti i Shqipërisë dhe SHBA është shumë i çmuar për formimin e demokracisë.

“Partneriteti mes Shqipërisë  dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shumë i cmuar në forcimin e demokracisë dhe prosperitetin. Takimi i sotëm me Ambasadoren e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, i pari për mua si President i Republikës së Shqipërisë, i hap rrugë angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve”, shkruan kreu i shtetit.


Shtuar 27.07.2022 16:09