Jeffree nxjerr bllof Jordyn: Ka dy muaj e lidhur me Tristan
Ndërkohë që tradhëtia në familjan Kardashian është bërë kryefjala e mediave dhe të gjithë po japin versionin e tyre të historisë, personazhi i njohur Jeffree Sta, i cili është artist i njohuri makeup-it, ka nxjerrë bllof çiftin Jordyn-Tristan.

Megjithëse 21-vjeçarja doli publikisht e përlotur dhe e penduar për atë që kishte ndodhur, duke mohuar kategorikisht që mes tyre marrëdhënia të kishte nisur më herët, Jeffree ka treguar të kundërtën.

Ai ka publikuar një video ku tregon se gjithkush në qytet e dinte fare mirë dhe e kishin parë çiftin edhe herë të tjera së bashku, pasi historia e tyre kishte muaj që kishte nisur.

“Jordyn vërtetë sapo tha që kur po dilte nga shtëpia e Tristan, ai e puthi në buzë? Kjo është një gënjeshtër! Ju keni një muaj ose dy që jeni të lidhur me njëri-tjetrin. I gjithë qyteti i Calabasas e di këtë. Ka sy kudo, ka njerëz që nuk janë të famshëm që i keni komshinj. Çdokush shikon gjithçka. Ju keni kohë që jeni bashkë dhe më në fund u zbulua. Tani je e shokuar që e vërteta doli në shesh dhe po mundohesh të shpëtosh veten.”- ka rrëfyer Jeffree.
Shtuar më 02/03/2019, ora 19:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori