Di Maria tregon kur do të largohet nga kombëtarja e Argjentinës

35-vjeçari Ángel Di María zbuloi gjatë një interviste për DSports Radio kur synon t’i japë fund karrierës së tij me kombëtaren argjentinase.

“Afati im në kombëtare është Copa América 2024. Por unë jam gjithmonë i varur nga përzgjedhja e trajnerit dhe asnjë lojtar nuk ka një vend të garantuar. Kur të jetë momenti, duhet t’i lëshohet rruga brezave të rinj”, deklaoi Di Maria, duke kujtuar me shumë emocion Botërorin e fituar dhjetorin e kaluar, kundër Francës, në Katar.

“Bëmë një finale të madhe, ajo do të mbetet në histori. Ishte çmenduri ajo që kaluam dhe ia vlente gjithë vuajtja që kaluam. Jemi në histori, por tani duhet të shikojmë nga e ardhmja”, vijoi numri 11 i Benfikës.

Di María, i cili u rikthye te Benfika këtë sezon 13 vjet më vonë pas largimit, ka 132 paraqitje për kombëtaren.


Shtuar 25.08.2023 21:12