Arbana Osmani tregohet shumë aktive në rrjete sociale, ku nuk i kursen fotot e ndryshme nga përditshmëria. Së fundmi,
Arbana ka publikuar në Instagram një foto ku shihet pranë kunatës së saj.
Një ndër ndjekëset është "kapur" te pesha e moderatores, duke i shkruar se është
shëndoshur. Komenti i saj është vënë re nga
Arbana, e cila nuk ia ka vonuar një përgjigje.
"E di. Kam bërë një beb si yll", ka replikuar ajo. Kujtojmë se moderatorja u bë nënë për herë të dytë vetëm pak kohë më parë. Në jetë erdhi një djalë, të cilit i vendosën emrin Diell.
Shtuar më 29/11/2020,
ora 20:16