"Je pulsi i zemrës sime", Gentian Zenelaj urim emocionues për të birin (FOTO LAJM)

Aktori i njohur dhe njëkohësisht moderatori i emisionit “Stop” Gentian Zenelaj feston sot ditëlindjen e nëntë të djalit të tij.

Në postimet e tij se Genti duket se është një baba i përkushtuar për të dy fëmijët, Danielin dhe Arian dhe, pavarësisht angazhimeve të tepërta gjatë ditës, ai nuk harron të gjejë kohë për të qëndruar me vogëlushët e tij.

Përmes një postimi në Instagram Zenelaj i ka shprehur disa fjalë zemre të birit duke e quajtur pulsin e tij.

“Gëzuar o shoku im…je drita e syve të mi…je gjaku im…je pulsi i zemrës sime. 11 Prill 2008 ishte dita kur ti erdhe ..dhe atë ditë jeta ime ndryshoi përgjithmonë. U bëfsh 100 vjeç biri im,”-shkruan ai./Albeu.com/
Shtuar më 11/04/2017, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori